Bashkëlojtari i Havertz gëzon klubet angleze: Ai ëndërron të luajë në Premierligë

  • S.A /
  • 04 July 2020 - 17:40
Bashkëlojtari i Havertz gëzon klubet angleze: Ai ëndërron të luajë në Premierligë

Bashkëlojtari i Kai Havertz në Bayer Leverkusen, Wendell, thotë se Havertz është një lojtar i kompletuar dhe se ai ëndërron të luajë në Premierligë, mes spekulimeve për një transferim të mundshëm në ndonjërin klub gjigant anglez.

Mesfushori gjerman 21-vjeçar është njëri ndër talentet më të kërkuara në futbollin evropian këtë verë, pasi që klube si Chelsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë duke garuar për të

Klubet e Premierligën e morën një lajm të mirë të premten, kur drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge e pranoi se kampionët e Bundesligës nuk do të kenë mundësi të bëjnë ofertë për Havertzin këtë verë.

Dhe, nëse Havertz këtë verë e kompleton një transferim te ndonjëri prej klubeve angleze të interesuara për të, Wendell është i bindur se ai do të kishte sukses.

“Ai është një lojtar i kompletuar. Nëse e vendos atë në pozitën e nëntëshit ose dhjetëshit, apo edhe në krahë, ai gjithmonë e di se çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Wendell.

“Ai e kupton çfarë do trajneri. Ai gjuan mirë me të dy këmbët. Është i mirë edhe me goditjet me kokë dhe ka teknikë të mirë”.

“Gjermanët janë njerëz shumë të përqendruar edhe në aspektin psikologjik gjithashtu. Ata janë shumë të përqendruar në atë që e duan”.

“Nëse ai shkon në Premierligë, do të mësojë shumë. Mendoj se Kai e ka ëndërr të luajë atje. Ai e ka atë dëshirë dhe mendoj se nëse vendos të luajë në Angli, do të ketë shumë sukses.

Gara për transferimin e Havertz pritet të jetë e zjarrtë këtë verë, pasi që shumë klube evropiane duan ta kenë atë në skuadër si rezultat i paraqitjeve të tij të mira në Bundesligë, ku i ka shëmuar 36 gola dhe i ka bërë 16 asiste në dy sezonet e fundit.

(Kosova Sot Online )