Real Madridi përballet me Bilbaon, synon ta shtojë presionin ndaj Barcelonës

  • A.P /
  • 05 July 2020 - 13:41
Real Madridi përballet me Bilbaon, synon ta shtojë presionin ndaj Barcelonës

Real Madridi do të kërkojë ta shtojë presionin dhe, njëkohësisht, edhe epërsinë ndaj Barcelonës, duke e mundur Athletico Bilbaon sot në San Mames.

Skuadra e Zinedine Zidane është liderë e La ligës, me katër pikë më shumë se vendi i dytë Barcelona, pas një ecuri të përkryer prej gjashtë fitoreve radhazi që prej rifillimit të sezonit muajin e kaluar.

Tri pikë të reja në San Mames, do ta çonin në shtatë pikë epërsinë e të bardhëve, të paktën përkohësisht, dhe do t’i shtonin presion Barcelonës për ta fituar duelin vështirë disa orë më vonë kundër Villarrealit.

Por Madridi do të përballet me një Bilbao që është në luftë për një vend në Evropë sezonin e ardhshëm, prandaj fitorja do të jetë më e vështirë.

Zidane nuk do të mundë të llogarisë në Eden Hazardin e lënduar, dhe sulmin do ta nisë më Karim Benzeman, Rodrgyon dhe Asension.
(Kosova Sot Online)