Futbollistët e Bilbaos shpërthejnë ndaj Real Madridit dhe VAR-it

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 08:53
Futbollistët e Bilbaos shpërthejnë ndaj Real Madridit dhe VAR-it

Futbollistët e Athletic Bilbaos ndiejnë se janë dëmtuar dhe i fajësojnë gjyqtarët për humbjen e së dielës kundër Real Madridit në La Liga.

Athletic u mund 1:0 nga Madridi falë golit të Sergio Ramosit nga pika e bardhë, pas një penalltie kontroverse të fituar nga Marcelo në San Mames.

Skuadra baske u zemërua kur Raul Garcias iu mohua një penallti, pak pasi të bardhët përfituan nga penalltia pas ndërhyrjes së VAR-it.

Por, sipas Juan Andujar Oliver, ekspertit të referimit në MARCA, ndërhyrja e Ramosit ndaj Garcias nuk ishte për penallti.

Kjo nuk i ka ndaluar dy futbollistë të Athletic të shprehin zemërimin në rrjetet sociale.

Sulmuesi Inaki Williams e publikoi një fotografi nga dueli mes Garcias dhe Ramosit, duke e përshkruar atë me dy emotikone për t’i shprehur ndjenjat, gjë të cilën e bëri edhe Unai Lopez.

(Kosova Sot Online )