Alarmohen skuadrat e mëdha evropiane, Real Madridi përgjysmon çmimin e James Rodriguez

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 09:03
Alarmohen skuadrat e mëdha evropiane, Real Madridi përgjysmon çmimin e James Rodriguez

James Rodriguez pritet të largohet këtë verë nga gjiganti spanjoll Real Madrid.

Mesfushori kolumbian nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe pritet largimi i tij.

Kontrata e lojtarit me Realin skadon në verën e vitit 2021 dhe Los Blancos nuk duan ta humbasin atë pa para.

Kësisoj Reali i ka vendosur një çmim të ri yllit kolumbian për ta larguar gjatë afatit kalimtar veror.

Lideri i La Ligas ka vendosur që ta përgjysmojë çmimin e James ku nga 50 milionë sa kërkonte më parë tani janë gati ta lënë të lirë për vetëm 25 milionë euro.

Sipas asaj që ka njoftuar Marca, çmimi i ri i James Rodriguez ka alarmuar skuadrat e mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.

Arsenal, Manchester United, Everton dhe Newcastle United janë skuadrat angleze që e duan transferimin e kolumbianit.

Rodriguez kërkohet edhe në Serie A nga skuadra si Napoli dhe Milan, ndërsa interesim për të ka shfaqur edhe Atletico Madrid në Spanjë dhe ish-skuadra e tij Monaco në Ligue 1.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje në të gjitha garat me kampionin e shumëfishtë të Spanjës, duke shënuar një gol e duke bërë dy asistime.

(Kosova Sot Online )