Conte: A jam unë dhe këta lojtarë të duhurit për Interin fitues? Të gjithë do të vlerësohemi në fund të sezonit

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 09:40
Conte: A jam unë dhe këta lojtarë të duhurit për Interin fitues? Të gjithë do të vlerësohemi në fund të sezonit

rajneri i Interit, Antonio Conte, jo vetëm që ishte plotësisht i tërbuar me humbjen e skuadrës së tij 2:1 ndaj Bolognas, por i paralajmëroi të gjithë futbollistët se duhet ta kuptojnë nëse janë të duhurit për projektin e zikaltërve dhe se të gjithë, duke nisur prej tij, do të vlerësohen në fund të sezonit.

Zikaltrit po fitonin 1:0 falë golit të Romelu Lukakut, por Lautaro Martinez e lëshoi mundësinë për ta dyfishuar epërsinë duke e humbur penalltinë dhe nga ky moment, Bologna e përmbysi gjendjen duke i shënuar dy gola, megjithëse luante me 10 futbollistë.

Interi i ka humbur plot 18 pikë në ndeshjet të cilat ka qenë duke i fituar këtë sezon.

Si pasojë, skuadra e Contes tani ngel 11 pikë prapa liderit, Juventus, dhe katër pikë prapa Lazios.

“E vetmja gjë që mund ta them është se nga ky moment deri në përfundim të sezonit, secilin prej nesh, duke më përfshirë mua, duhet ta dëshmojmë se i takojmë Interit. Kjo është e vërteta për trajnerin dhe për të gjithë futbollistët”

“Nëse ka një projekt fitues edhe ne duam t’u kthehemi fitoreve, atëherë duhet patjetër ta kuptojmë nëse ky është trajneri i duhur për të fituar dhe nëse këta janë lojtarët e duhur për të fituar”, shtoi ai.

“Në fund të sezonit do të vlerësohen të gjithë. Duhet të japim gjithçka nga vetja, duke e ditur se nuk e kemi vendin e sigurt. Unë jam i pari në rresht, sepse kështu është e drejtë”, nënvizoi ai.

“E përsëris, të gjithë ne duhet të dëshmojmë se mund të jemi pjesë e projektit fitues, të gjithë, nga trajneri deri te personi i fundit në listën e pagave të Interit”, theksoi Conte.

(Kosova Sot Online )