Manchester United ia vazhdon kontratën Nemanja Maticit

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 12:52
Manchester United ia vazhdon kontratën Nemanja Maticit

Nemanja Matic ka nënshkruar kontratë të re me Manchester Unitedin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2023.

Mesfushori serb ka luajtur rol kyc në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer në ecurinë e saj aktuale pa humbje dhe është shpërblyer për formën e lartë me kontratë të re.

Kishte dyshime rreth të ardhmes së Matic në Old Trafford në fillim të sezonit, pasi ai haste në vështirësi për ta ruajtur vendin në formacionin startues pas një fillimi të ngathet të sezonit.

31-vjeçari po e mendonte largimin nga Unitedi nëse mundësitë për të luajtur do t’i pakësoheshin dhe kontrata e deritanishme i skadonte këtë verë.

Klubi e ushtroi të drejtën për t’i vazhduar atë kontratë për edhe një vjet në mars dhe tani ia ka zgjatur atë për edhe tri vjet të tjera.

“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi të madh. Si lojtar, ende kam shumë për të dhënë dhe për të arritur në karrierën time dhe ta bëj këtë me Manchester Unitedin do të jetë nder i madh”, tha Matic. 

(Kosova Sot Online)