Lëndohet Barella, mungon disa javë

  • G.G /
  • 06 July 2020 - 13:21
Lëndohet Barella, mungon disa javë

Një ditë pas humbjes tronditëse ndaj Bolognas, Interi është përballur me një telashe tjetër, pasi mesfushori i tij titullar Nicola Barella e ka lënduar kofshën e këmbës.

Mesfushori i Interit, i cili nuk luajti kundër Bologna për një shqetësim në kofshë, iu nënshtrua sot testeve instrumentale dhe sipas raportit mjekësor do të duhet të mungojë edhe në dy sfidat e tjera, si ajo ndaj Veronas dhe Torinos.

Një problem jo i vogël për Antonio Conten, duke qenë se mesfushori i blerë nga Cagliari gjatë verës së shkuar, është tepër i rëndësishëm për skemat e zikaltërve sidomos në aspektin e grintës dhe presingut në pikën nevralgjike të fushës.

Gjendja e 23-vjeçarit nuk është shqetësuese, por sidoqoftë do të vlerësohet më mirë pas disa ditësh. Barella ka luajtur 23 ndeshje deri tani në kampionat dhe 10 në garat evropiane.

(Kosova Sot Online)