Vojvoda kërkohet nga skuadrat italiane, por tani ka ardhur një ofertë edhe nga gjiganti rus

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 16:10
Vojvoda kërkohet nga skuadrat italiane, por tani ka ardhur një ofertë edhe nga gjiganti rus

Mërgim Vojvoda pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Standard Liege.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka bërë një sezon shumë të mirë në Belgjikë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane.

Lazio, Fiorentina dhe Torino janë tri skuadrat italiane që kanë shprehur gatishmëri për ta transferuar Vojvodën.

Madje menaxheri i lojtarit Adrian Aliaj ka qenë disa herë në Itali për të zhvilluar bisedime me këto skuadra.

Por së fundmi ka ardhur një ofertë tjetër për mbrojtësin e djathtë kosovar.

Mediat belge kanë raportuar se gjiganti rus Spartak Moska është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe duan transferimin e Vojvodës.

25-vjeçari vlerësohet rreth katër milionë euro, shumë që është e përballueshme për skuadrat që e duan atë.

Vojvoda këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar një gol e ka bërë katër asistime.

(Kosova Sot Online )