Barça, e gatshme ta shesë Rakiticin

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 16:33
Barça, e gatshme ta shesë Rakiticin

Gjiganti katalunas është i vendosur të ndahet me mesfushorin kroat gjatë kësaj vere, për të mos e humbur pa para pas një viti

Barcelona synon ta shesë Ivan Rakiticin gjatë kësaj vere.

Gjiganti katalunas nuk dëshiron ta presë vitin 2021, kur mesfushori kroat do të jetë lojtar i lirë dhe kur mund ta humbasë atë pa para.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi kroat dëshiron të qëndrojë në Camp Nou deri në fund të kontratës.

Por, duket se palët do të ndahen në javët apo muajt në vazhdim.

Nuk përjashtohet mundësia që nënkampioni i botës me Kroacinë të rikthehet në Sevilla.

Por, ai ka oferta edhe nga klubet italiane.

Rakitic i ka nisur nga minuta e parë vetëm 14 ndeshje të La Ligas me Barçën këtë sezon.

(Kosova Sot Online )