Reali do ta shesë lirë Jamesin

  • S.A /
  • 06 July 2020 - 16:52
Reali do ta shesë lirë Jamesin

Gjiganti spanjoll është i gatshëm të ndahet me mesfushorin kolumbian, duke e shitur atë për vetëm 25 milionë euro

Real Madridi është i vendosur për ta shitur James Rodriguezin gjatë kësaj vere.

Madje, mediumi spanjoll “Marca” shkruan se “Los Blancos” janë të gatshëm ta shesin mesfushorin kolumbian për vetëm 25 milionë euro.

Ish-futbollisti i Portos, Monacos e Bayern Munichut ka kontratë vetëm edhe një vit me liderin e La Ligas.

Reali e ka përgjysmuar kërkesën e tij vetëm për ta hequr dorë nga përfaqësuesi kolumbian.

Klubet e Premierligës, Everton, Arsenal, Manchester United e Wolverhampton janë të interesuar për futbollistin ofanziv. Atë e do edhe Napoli në Itali.

(Kosova sot Online )