Milani pret Juventusin sonte: Gjithçka që duhet të dini

  • S.A /
  • 07 July 2020 - 10:41
Milani pret Juventusin sonte: Gjithçka që duhet të dini

Juventusi është një hap më afër shpalljes si kampion i Serisë A falë Milanit, mirëpo pikërisht kuqezinjtë mund t’ia bëjnë një nder edhe Lazios duke e ndalur të martën Juventusit, të cilit i mungon Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt.

Fitorja 3:0 e Milanit kundër Lazios të shtunën bëri që Juventusi të kalojë me shtatë pikë epërsi në krye të tabelës. Megjithatë, asgjë nuk ka marrë fund ende, pasi që skuadra e Maurizio Sarrit e ka një ecuri të ndeshjeve të vështira kundër Milanit, Atalantas, Sassuolos dhe Lazios.

Dybala dhe De Ligt janë të suspenduar, ndërsa Giorgio Chiellini nuk është shëruar ende 100 për qind, kështu që Daniele Rugani duhet ta dëshmojë veten si qendërmbrojtës. Gonzalo Higuain do të luajë për herë si titullar, përderisa ai dhe Leonardo Bonucci përballen me ish-klubin e tyre.

Ante Rebic u pushua në fundjavë dhe Zlatan Ibrahimovic mund të jetë jetë sërish titullar. Lucas Paqueta dhe Alexis Saelemaekers janë duke marrë më shumë vetëbesim, ndërsa Hakan Calhanoglu është duke vuajtur nga një lëndim.

Këto skuadra tashmë janë përballur tre herë mes vete këtë sezon, një herë në Serie A dhe dy herë në Kupën e Italisë. Juventusi fitoi 1:0 në ligë, ndërsa dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë përfunduan baras.

Milani e ka fituar vetëm njërën nga 14 ndeshjet e fundit me Juventusit në Serie A, ndërsa 13 tjerat kanë përfunduar si fitore për Juventusin.

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Paqueta, Calhanoglu; Ibrahimovic

Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Rugani, Bonucci, Danilo; Rabiot, Bentancur, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Ronaldo.

(Kosova Sot Online )