Publikohen pamje të reja, zbulohet pse u kapën mes vete yjet e Tottenhamit

  • S.A /
  • 07 July 2020 - 10:49
Publikohen pamje të reja, zbulohet pse u kapën mes vete yjet e Tottenhamit

Përmes disa pamjeve të reja të publikuara në rrjete sociale është zbuluar pikërisht pse portieri i Tottenhamit, Hugo Lloris, dhe Son Heung-min u zunë pas pjesës së parë, gjatë ndeshjes kundër Evertonit të hënën.

Përkundër që Tottenhami ishte në epërsi minimale pas pjesës së parë, Lloris dhe Son u kapën mes vete dhe u desh të ndahen nga Giovani Lo Celso dhe Harry Winks përderisa portieri francez e konfrontoi në mënyrë agresive sulmuesin koreano-jugor.

Dyshja i zgjidhi problemet mes vete pas pjesës së parë, ndërsa Tottenhami arriti ta fitojë ndeshjen me autogolin e shënuar nga Michael Keane në minutën e 24-të, që mbeti e vetmja në këtë ndeshje.

Llorisi e pranoi se ai ishte zemëruar shkaku i mungesës së presionit ndaj kundërshtarëve nga bashkëlojtarët e tij. Pamje të reja të publikuara online tregojnë se cili moment e kishte zemëruar Llorisin.

(Kosova Sot Online )