Interi me kontratë të re për Lautaron, ia dyfishon pagën

  • S.A /
  • 07 July 2020 - 12:01
Interi me kontratë të re për Lautaron, ia dyfishon pagën

Interi raportohet se i ka ofruar kontratë të re Lautaro Martinezit, duke i ofruar pagë dyfish më të madhe në mënyrë që ta bindë të qëndrojë në San Siro e të mos kalojë në Barcelonë.

Sulmuesi 22-vjeçar ka qenë në qendër të vëmendjes dhe në ballinat e të gjitha gazetave sportive italiane gjatë muajve të fundit, përderisa Barcelona po tentonte ta siguronte transferimin e Racing Club në La Liga.

Por, blaugranët s’ishin të gatshëm të paguajë shumë të madhe parash për Lautaron, por donte të përfshinte lojtarë për të arritur marrëveshje në formë shkëmbimi. Por, Interi s’ishte i gatshëm të pranojë ofertë të tillë.

Data e skadimit të klauzolën për shkëputjen e kontratës së tij është sot, më 7 korrrik, dhe Calciomercato raporton se lojtari s’do të largohet nga klubi zikaltër.

Po i njëjti medium raporton se kriza e sjellë nga koronavirusi ka ndikuar që klubet të mos kenë fuqi financiare për të përballuar transferime të shtrenjta.

Gazzetta dello Sport shkruan se atij do t’i ofrohet kontratë e re me pagë prej pesë milionë eurosh në sezon, duke ia dyfishuar atij pagën aktuale në klub.

 

Kjo është vetëm gjysma e pagës, 10 milionë euro në sezon, që raportohet se Barcelona thuhet se po ia kishte ofruar.

Lautaro ka shënuar 12 gola në 27 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon në Serie A, ndërsa 17 në gjithsej 37 ndeshjet në të gjitha garat e këtij sezoni.

(Kosova Sot Online )