Fury: Nëse mendoj për duelin ndaj Joshua e humbas më herët titullin

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 13:16
Fury: Nëse mendoj për duelin ndaj Joshua e humbas më herët titullin

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, u shpreh se në mendjen e tij për momentin është vetëm sfida e tretë me Deontay Wilder. Ai nuk dëshiron të ndryshojë fokus dhe të mendojë për një përballje të madhe me Anthony Joshua, pasi sipas tij kjo do ta penalizonte dhe shpërqendronte.

“Unë e kam bërë publik planin tim kohë më parë. Fillimisht kam një përballje të tretë me Wilder përpara dhe më pas do të zhvilloj dy duele me Joshua për të unifikuar titujt”, tha Fury.

“Nëse do të mendoj që tani për duelin me Joshua, atëherë do ta humbas titullin kampion në përballjen e tretë me Wilder dhe nuk do të ketë asnjë sfidë me Joshua. Nuk dua të shpërqendrohem nga objektivat e mi, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët”, tha Fury.

Kjo përballje e tretë me Fury dhe Wilder pritet të zhvillohet më 19 dhjetor, me britanikun që do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë WBC.

 (Kosova Sot Online)