FFK: Pa panik, kampionati nuk ndërpritet, futbollistët me simptoma testohen

  • A.P /
  • 07 July 2020 - 13:18
FFK: Pa panik, kampionati nuk ndërpritet, futbollistët me simptoma testohen

Edhe pse dy futbollistë të Vushtrrisë po përballen me simptoma të koronavirusit pas dy ndeshjeve që i kanë zhvilluar së fundmi me Flamurtarin dhe Vushtrrinë, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bën thirrje për qetësi dhe të mos krijohet panik, por të menaxhohet sa më mirë ky rast dhe kampionati në përgjithësi.

Shtëpia e futbollit thotë se po merret me rastin.

“Ne e kemi komisionin mjekësor dhe i kemi ftuar të dy lojtarët e Vushtrrisë që kanë simptoma për t’i testuar. Ne kemi komision mjekësor dhe besoj se do ta mbajmë gjendjen nën kontroll sepse kampionati tashmë po shkon drejt fundit dhe nuk mund të ndërpritet. Edhe në Angli a e gjithandej po përballen me këso situata. Vushtrria dhe klubet tjera duhet t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së, por edhe atyre të FFK-së. Lojtarët me simptoma duhet të izolohen dhe duhet të testohen për ta parandaluar përhapjen e virusit. Ne jemi njoftuar nga kryetari i Vushtrrisë për dy lojtarët e tyre të cilët i kemi ftuar menjëherë”, tha Salihu.

Sipas kalendarit, Vushtrria ndeshjen e radhës duhet ta zhvillojë të enjten kundër Trepçës ’89. “Sigurisht se ndeshja do të zhvillohet sepse ata dy lojtarë të Vushtrrisë do të testohen sot”, tha Salihu. 

(Kosova Sot Online)