Leclerc: Nuk e prisja këtë rezultat

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 16:12
Leclerc: Nuk e prisja këtë rezultat

Në garën e parë sezonale të botërorit 2020 të Formula 1 piloti monogask i Ferrarit, Charles Leclerc, u rendit në vendin  e dytë. Një rezultat i papritur ky për makinën italiane, pasi “kokëkuqja” është ende larg rivalëve, por disa ngjarje në pistë bënë që rezultati të ishte i paparashikueshëm deri në fund.

“Nuk e prisja këtë rezultat, ishte një surprizë pozitive. Bëmë një garë të mirë dhe patëm fat duke parë atë që i ndodhi Hamilton, duke shfrytëzuar mundësitë që na u dhanë”, tha Leclerc.

“Nuk ishim aq të shpejtë në garë, ndaj ky vend i dytë ishte një dhuratë, duke parë gabimet apo problemet e rivalëve. Ndaj duhet të vazhdojmë të punojmë për t’u rikthyer aty ku na takon.

Shpresoj që kjo paraqitje e mirë të përsëritet edhe të dielën e ardhshme”, tha Leclerc.

(Kosova Sot Online)