Kamaru Usman premton se do të ‘shkatërrojë’ Jorge Masvdalin në UFC 251

  • S.A /
  • 07 July 2020 - 17:21
Kamaru Usman premton se do të ‘shkatërrojë’ Jorge Masvdalin në UFC 251

Kamaru Usman ka thënë se ai do të shkatërrojë Jorge Masivdalin që hyri në momentet e fundit si kundërshtari i tij për UFC 251.

Usman do të përballje fillimisht me Gilbert Burn në përballjen që do zhvillohej në Ishullin e Abu Dhabit, por ky i fundit rezultoi pozitiv me coronavirus të premten e kaluar.

 Masvidal, që do të përballej natyrisht me Usman, por negociatat kishin përfunduar shkaku i mosmarrëveshjes në pagesë, duke i lënë vendin Burnsit.

Por, presidenti i UFC-s Dana White kërkoi që dyshja të fillonin sërish negociatat për një përballje të mundshme me një pagesë të përmirësuar dhe u arrit akordi për luftën në peshat e mesme të lehta.

Sidoqoftë, Masvidal pas përballjes që zhvillohet të shtunën ndaj Usman, ai do të kërkojë luftën me Nate Diaz ose Stephen Thompson.

“Ka disa këtu që e quajnë titullin si të përkohshëm dhe unë një kundërshtar që mund të mposhtem lehtë, mirëpo në kafaz flasin grushtet”, ka thënë Usman për TMZ Sport.

“Pasi të rrah një amator (Masvidal), titulli do të vendoste në dollapin tim dhe fjalët e kota do të mbyllen menjëherë”, ka shtuar më tej ai.

Masvidal nuk e sheh si kundërshtar serioz Usmanin, mirëpo që ky i fundit ka teknikë të jashtëzakonshme dhe mund të përfundojë meçin në pak sekonda.

(Kosova Sot Online )