Dortmundi i do 120 milionë euro për Sanchon

  • E.K /
  • 07 July 2020 - 19:07
 Dortmundi i do 120 milionë euro për Sanchon

Klubi gjerman i ka dhënë afat Manchester Unitedit deri më 10 gusht për ta blerë yllin anglez.

Borussia Dortmundi e ka vendosur çmimin përfundimtar për Jadon Sanchon.

Klubi gjerman i kërkon hiç më pak se 120 milionë euro për yllin anglez.

Dhe, klubi Verdh e Zi i ka dhënë afat Manchester Unitedit për përfaqësuesin anglez.

“Djajtë e Kuq” do të kenë afat deri më 10 gusht për ta blerë ish-futbollistin e Manchester Cityt për këtë shumë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Bild”.

Sancho i ka edhe dy vjet kontratë me Dortmundin, por flitet se mund të rikthehet në Premierligë këtë verë.

Atë e duan edhe klubet tjera angleze si Liverpool, Chelsea e Tottenham.

(Kosova Sot Online)