Xhaka dhe Mustafi titullarë për Arsenalin, në takimin e vështirë kundër Leicesterit

  • 07 July 2020 - 22:20
 Xhaka dhe Mustafi titullarë për Arsenalin, në takimin e vështirë kundër Leicesterit

Arsenali është nikoqir i Leicester City, i vetëdijshëm se çfarëdo lëshimi ndaj rivalit për një vend në Evropë do t’ia pakësojë tej mase gjasat për ta arritur këtë synim.

Topçinjtë i presin dhelprat në stadiumin Emirates, për ndeshjen e javës së 34-të që nis në orën 21:15.

Skuadra e Mikel Artetës është në formë të mirë, sepse i ka fituar tri ndeshjet e fundit në Premierligë, por ende ngel gjashtë pikë larg vendit të pestë, Manchester United, dhe nëntë pikë lart Leicesterit që renditet i katërti.

Leicesteri, ndërkohë, synon ta kthehet në pozitën e tretë me një fitore ndaj Arsenalit, në përpjekje për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Formacionet zyrtare:

Arsenal:

Leicester:

(Kosova Sot Online)