Patrick Mahomes nënshkruan marrëveshje prej 503 milionë dollarë – më e larta në histori të sportit

  • S.A /
  • 08 korrik 2020 - 08:28
Patrick Mahomes nënshkruan marrëveshje prej 503 milionë dollarë – më e larta në histori të sportit

Patrick Mahomes ka nënshkruar kontratën më fitimprurëse në histori të sportit, pasi u pajtua me shumën prej 503 milionë dollarë për dhjetë vite me skuadrën nga NFL, Kansas City Chiefs.

Lojtari bëri histori në këtë edicion, duke i udhëhequr Chiefs në titullin Super Bowl në 50 vite, derisa është përzgjedhur edhe si lojtari më i vlefshëm. Për këtë të arritur, ai u shpërblye me mega-kontratën që do të mbajë atë në Arrowhead Stadium deri në vitin 2031.

Agjencia Steinberg Sports, që menaxhon me Mahomes ka konfirmuar se marrëveshja fillimisht parasheh shumën prej 447 milionë dollarë plus bonuset.

Ai ka kaluar lojtarët e futbollit amerikan si Mike Trout që fiton 426.5 milionë dollarë, Cancelo Alvarez me 365 milionë, Bryce Harper me 330 milionë dhe Giancarlo Stanton me 325 milionë dollarë.

Që kur iu bashkua Chiefs para disa vitesh, Mahomes ka arritur të shndërrohet në lojtarin më të mirë në NFL, e që kontrata tashmë flet për të.

(Kosova Sot Online )