Klopp e konfirmon: Lallana s’do të luajë më për Liverpoolin

  • S.A /
  • 08 korrik 2020 - 08:36
Klopp e konfirmon: Lallana s’do të luajë më për Liverpoolin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e cilësoi Adam Lallanan legjendë të klubit, pasi e konfirmoi se mesfushori me siguri se veçse do ta ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e “Reds”.

Adam Lallana nënshkroi kontratë të re në Anfield për t’i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, megjithatë ai do të largohet nga Liverpooli sapo të përfundojë sezoni 2019/20.

32-vjeçari nuk ka qenë pjesë e katër skuadrave të Kloppit për ndeshje që nga rinisja e sezonit dhe trajneri i Liverpoolit e sqaroi se ai po mendon për hapin e radhës të lojtarin në karrierë dhe nuk dëshiron të rrezikojë ndonjë lëndim serioz për të.

“Adam është, oh Zoti im… është e qartë që Adam do të largohet nga klubi. Nëse më pyesni tani, mua veçse po më mungon gjithçka që ka të bëjë me të dhe ai është ende këtu”, ka thënë Klopp.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, njëri ndër lojtarët që ndikon më së shumti në cilësinë e stërvitjeve. Ai është një profesionist i mrekullueshëm. Tani ne e kemi një situatë të vështirë. Gjithçka me të është mirë – ai është në formë të mirë, po stërvitet”.

“Por, e ardhmja është e ardhmja e tij. Nëse kemi nevojë për ndihmën e tij në fushë, e kemi atë. Ai është aty dhe stërvitet rregullisht. Për aq kohë sa s’do të kemi nevojë për të, ai thjesht do të stërvitet. Por, ne s’do ta rrezikojmë të ardhmen e tij, kjo është e qartë”.

“Ai është njëri ndër lojtarët më të rëndësishme të kohës sa kam qenë unë këtu. Ia uroj atij vetëm më të mirat në të ardhmen dhe, nga pikëpamja ime, ai veçse është legjendë këtu”.

(Kosova Sot Online )