Si e kishte detyruar Mike Tyson rivalin të dorëzohet mes rundeve

  • S.A /
  • 08 July 2020 - 09:46
Si e kishte detyruar Mike Tyson rivalin të dorëzohet mes rundeve

Kur tifozët kujtojnë karrierën mbresëlënëse të Mike Tysonit në boks, një meç në fillim të viteve 2000 kundër polakut Andrew Golota mbetet si njëri ndër më të çuditshmit në karrierën e boksierit të peshave të rënda. Mike Tyson ishte në një ecuri të mirë të fitoreve radhazi në atë kohë, pasi ishte kthyer nga pezullimi 15-mujor pasi e kishte kafshuar Evander Holyfieldin.

Para meçit kundër Golotas, Tyson kishte arritur t’i mposhtë në meçe radhazi Orlin Norrisin, Julius Francisin dhe Lous Savarese.

Tyson kishte qenë mbresëlënës edhe në meçin kundër polakut në The Palace në Michigan, duke e dominuar meçin në rundin e parë. Tyson e rrëzoi në tokë pokakun përmes një goditjeje të fuqishme me grushtin e djathtë, por ai u ngrit në këmbë. Përkundër që u ngrit në këmbë, ai mbeti i ndikuar nga ajo goditja dhe kur ul në qoshen e tij pas rundit të parë, dëgjohej duke i thënë trajnerit që dëshiron të dorëzohet. Por, trajneri s’e dëgjoi dhe Golota u kthye për një rund të dytë. Edhe rundi i dytë e pati të njëjtën rrjedhë – Tyson dominoi, por Golota mbijetoi. Pas rundit të dytë, Golota e kishte vendosur që do ta dorëzonte meçin dhe insistimet e trajnerit të tij këtë herë nuk krynë punë. Pasi e dorëzoi meçin dhe teksa po dilte nga arena, tifozët e gjuanin atë me gjësende të ndryshme.

(Kosova Sot Online )