“Ndërhyrja më e mirë e sezonit” – Ylli i Chelseat bëhet viral në rrjete sociale

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 11:45
“Ndërhyrja më e mirë e sezonit” – Ylli i Chelseat bëhet viral në rrjete sociale

Kurt Zouma mund t’ia ketë fituar Chelseat një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve me një ndërhyrje brilante të tij gjatë ndeshjes të së martës kundër Crystal Palace, për të cilën mori lëvdata të shumta.

Chelsea e mbylli përballjen kundër Crystal Palace me fitore me rezultat 3:2 dhe u ngrit në pozitën e tretë në tabelë. Por, rezultati i ndeshjes mund të kishte qenë shumë më ndryshe.

Christian Benteke e pati një rast të artë për të shënuar, kur e gjeti veten përballë portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalagas në momentet e fundit të ndeshjes. Por, Chelsean e shpëtoi  Zouma me një ndërhyrje të saktë.

(Kosova Sot Online)