Mustafi tregon plagët, pasi Vardy e goditi me këpucë në fytyrë

  • A.P /
  • 08 July 2020 - 14:49
Mustafi tregon plagët, pasi Vardy e goditi me këpucë në fytyrë

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i ka publikuar dy fotografi në rrjetet e tij sociale ku i tregoi plagët e pësuara pas një ndërhyrjeje nga Jamie Vardy gjatë ndeshjes të së martës, që përfundoi me barazim 1:1.

Vardy e goditi Mustafin në fytyrë me këpucët e tij gjatë ndeshjes, duke e lënë përfaqësuesin gjerman me origjinë shqiptare me shenja të këpucëve të tij në fytyrë.

Sulmuesi i Leicester Cityt nuk u ndëshkua nga gjyqtari dhe incidenti nuk u shqyrtua as nga VAR-i, ndërsa Vardy ishte në fushën e lojës deri në fund dhe arriti ta shënojë një gol të vonshëm për ta barazuar rezultatin.

E gjitha kjo e la të mërzitur Mustafin, i cili në postimin e tij u shpreh i zhgënjyer që Arsenali s’i mori tre pikët e kësaj ndeshjeje.

“Nuk të dhemb asnjë më shumë sesa të mos e fitosh një ndeshje që e meritoje ta fitoje”, shkroi Mustafi.

(Kosova Sot Online)