Tifozët mendojnë se Vardy e goditi qëllimshëm Mustafin në fytyrë

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 15:30
Tifozët mendojnë se Vardy e goditi qëllimshëm Mustafin në fytyrë

Tifozët e Arsenalit mendojnë se Jamie Vardy e goditi qëllimisht Shkodran Muustafit gjatë barazimit të së martës kundër Leicester Cityt me rezultat 1:1.

Vardy e goditi Mustafin në fytyrë me këpucët e tij gjatë ndeshjes, duke e lënë përfaqësuesin gjerman me origjinë shqiptare me shenja të këpucëve të tij në fytyrë.

Pasi xhirimet e këtij incidenti dolën në rrjete sociale, tifozët u shprehën të bindur se Vardy e kishte goditur qëllimshëm Mustafin, pasi që thotë se ai shihet se është i vetëdijshëm për lëvizjen e këmbës së tij.

Sulmuesi i Leicester Cityt nuk u ndëshkua nga gjyqtari dhe incidenti nuk u shqyrtua as nga VAR-i, ndërsa Vardy ishte në fushën e lojës deri në fund dhe arriti ta shënojë një gol të vonshëm për ta barazuar rezultatin.

E gjitha kjo e la të mërzitur Mustafin, i cili në postimin e tij u shpreh i zhgënjyer që Arsenali s’i mori tre pikët e kësaj ndeshjeje.

“Nuk të dhemb asnjë më shumë sesa të mos e fitosh një ndeshje që e meritoje ta fitoje”, shkroi Mustafi. 

(Kosova Sot Online)