Kosova, në grup me Austrinë e Italinë në kualifikimet për Botëror

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 15:32
Kosova, në grup me Austrinë e Italinë në kualifikimet për Botëror

Ekipit kombëtar të vajzave të Kosovës në hendboll u ka rënë shorti të luajtë në grupin e katërt të fazës së parë të kualifikimeve për Botërorin 2021.

Kosova nuk pati shumë fat në këtë short, pasi që i ra të garojë në një grup me Austrinë dhe Italisë. Megjithatë Federata e Hendbollit e Kosovës thotë se synimi mbetet i njëjtë.

“Kosova është në një grup me Austrinë dhe Italinë. Shorti nuk vlerësohet i lehtë, por synim i Kosovës do të jetë kualifikimi në fazën tjetër”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Dardanet duhet ta marrin njërën nga dy pozitat e para në grup për t’u kualifikuar për në fazën tjetër.

Ndeshjet do të luhen prej 27 deri më 29 nëntor apo prej 4 deri më 6 dhjetor të ktij viti. Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Austri. 

(Kosova Sot Online)