“Bayerni ose Dortmundi, idealë për Van de Beek”

  • G.G /
  • 08 July 2020 - 16:34
“Bayerni ose Dortmundi, idealë për Van de Beek”

Ish-futbollisti holandez Rafael van der Vaart e këshillon bashkëkombësin e tij të transferohet në Gjermani

Rafael va nder Vaart e ka këshilluar Donny van de Beekun që të transferohet në Gjermani.

Ish-futbollisti holandez mendon se bashkëkombësi i tij do ta bënte veprimin e duhur nëse i bashkohet Bayern Munuchit ose Borussia Dortmundit.

Mesfushori i Ajaxit kërkohet nga Real Madridi, por nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në Bundesliga.

“Për mendimin tim, Bayern Munichu dhe Borussia Dortmundi do të ishin klube të duhura për të”, deklaroi va nder Vaart për mediumin holandez “Trouw”.

Van de Beek është njëri prej futbollistëve më të mirë në kampionatin holandez. 

(Kosova Sot Online)