Liverpooli në ndjekje të rekordit

  • S.A /
  • 08 July 2020 - 17:10
Liverpooli në ndjekje të rekordit

“Reds” do ta kërkojnë sonte fitoren ndaj Brightonit në tentim të ndjekjes së rekordit 100 pikësh të Cityt

Liverpooli do ta kërkojë sonte gjithsesi fitoren ndaj Brightonit, në kuadër të xhiros së 35-të të Premierligës.

“Reds” tashmë e kanë siguruar titullin e kampionit, por për fitore i motivon diçka tjetër.

Në fakt, Të Kuqtë janë në ndjekje të rekordit të Manchester Cityt, i cili i kishte grumbulluar 100 pikë brenda një sezoni.

Kampioni aktual evropian ka nevojë për katër fitore në pesë ndeshjet e fundit për ta regjistruar rekordin e ri për një edicion.

Kjo është arsyeja se pse klubi nga “Anfield Road” do të tentojë t’i fitojë ndeshjet e mbetura të sezonit.

Aktualisht, gjashtë herë kampioni evropian i ka 89 pikë.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 21:15.

Ndërkohë, sonte zbret në fushë edhe Manchester City, i cili luan sa për prestigj kundër Newcastle Unitedit.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 19:00.

(Kosova Sot Online )