Dënohet futbollisti i Lazios që e kafshoi kundërshtarin

  • S.A /
  • 08 July 2020 - 17:59
Dënohet futbollisti i Lazios që e kafshoi kundërshtarin

Mbrojtësi i Lazios, Patric, është pezulluar me katër ndeshje moslojë, për shkak se e kishte kafshuar futbollistin e Lecce, Giulio Donati, gjatë një ndeshjeje në Serie A të martën. Komisioni Disiplinor i Serie A vendosi për një dënim me katër ndeshje moslojë për momentin e çmendurisë së Patric,Ish-mbrojtësi i Barcelonës e kafshoi në dorë Donatin në humbjen e Lazios 2:1 kundër Lecces, dhe si pasojë u ndëshkua me karton të kuq.

Por Donati e ka falur Patricin tashmë. “Ai nuk më bëri asgjë dhe më kërkoi falje menjëherë, ta keni këtë në mendje. Edhe përjetoj emocione, prandaj e kuptoj pse Patric e bëri një gjest të tillë në një ndeshje të vështirë si ajo”, tha Donati. Përveç pezullimit, ai është gjobitur edhe me 10 mijë euro dhe do të mungojë në ndeshjet e Lazios kundër Sassuolo, Udinese and Cagliari dhe Juventus.

(Kosova Sot Online )