Klinsmann tregon çfarë do të thotë ta fitosh Kupën e Botës: S’e kupton derisa pas pensionimit

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 18:55
 Klinsmann tregon çfarë do të thotë ta fitosh Kupën e Botës: S’e kupton derisa pas pensionimit

Legjenda e Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, ka zbuluar se si është ta fitosh Kupën e Botës, duke shpjeguar se gjëja më e madhe që mund t’i ndodhë një futbollisti është vetëm të luajë në Kupën e Botës, e lëre më ta fitojë atë.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë – i cili zhvilloi 108 ndeshje për Kombëtaren – garoi në tri Kupa të Botës për kombin e vet, duke e fituar atë në vitin 1990 në Itali.

Klinsmann beson se ndjesia e pjesëmarrjes në turneun më të madh të futbollit në botë nuk mund të tejkalohet dhe fitimi i këtij trofeu është arritje e paharrueshme deri në vdekje për cilindo futbollist që e ka fatin ta shijojë.

“Mendoj se, për çdo lojtar futbolli, të luajë në Kupën e Botës është gjëja më e madhe që mund t’i ndodhë në jetë dhe nëse ka fat ta fitojë Kupën e Botës, atëherë nuk do ta harrojë kurrë për sa të jetë gjallë”, tha Klinsmann për Goal.

“Në atë moment, nëse je me fat për ta fituar, nuk e kupton çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Thjesht mendon se koha për aheng dhe dëshiron të festosh”, shtoi ai.

“Por më vonë, pasi ta mbarosh karrierën, udhëton nëpër botë dhe takon njerëz të cilët falsin me ty dhe ta kujtojnë suksesin në Kupën e Botës. Atëherë e kupton sesa e madhe ishte ajo arritje”.

(Kosova Sot Online)