Ballkani e mund bindshëm Llapin, Baftiu shkëlqen sërish me dy gola

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 20:10
 Ballkani e mund bindshëm Llapin, Baftiu shkëlqen sërish me dy gola

Blend Baftiu ka shkëlqyer përsëri duke i ndihmuar Ballkanit me dy golat e tij ta mposhtë 5:1 Llapin në Podujevë, dhe ta kthejë skuadrën nga Suhareka në vendin e dytë në Ipko Superligë në një garë të ngushtë për titull këtë sezon.

Llapi qe i pafuqishëm ndaj Ballkanit, pavarësisht se e barazoi një herë rezultatin përmes Pefqelit pasi Jetmir Topalli i kishte kaluar vendasit në epërsi, sepse Baftiu ishte i pandalshëm me dy golat e tij të shpejtë para se Ermal Krasniqi dhe Artur Magani ta kompletonin fitoren mbresëlënëse të skuadrës së Ismet Munishit.

Falë kësaj fitoreje, e cila është e treta më radhë, dhe humbjes së Prishtinës, Ballkani rikthehet në pozitën e dytë me 59 pikë, dy pikë më pak se liderja Drita, e cila takohet nesër me Feronikelin për ndeshjen e kësaj jave.

Sulmuesi nga Shtimja Baftiu bëri përsëri një paraqitje mbresëlënëse pas het-trikut në fitoren 5:1 kundër Dukagjinit në fundjavë, dhe tani është golashënuesi më i mirë në ligë me 17 gola, tri më shumë se Ahmet Januzi në vendin e dytë.

Llapi ngel në pozitën e gjashtë pas kësaj humbjeve me 39 pikë, dhe e vazhdon formën e dobët pasi nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit në ligë.

Topalli i dha epërsinë e hershme Ballkanit kur shënoi në minutën e katërt, por reagimi i vizitorëve ishte i shpejtë, me Pelfqelin që realizoi nga topi i kthyer pasi e kishte humbur penalltinë në minutën e nëntë.

Por Baftiu me dy gola brenda dy minutave, përfshirë një goditje raketë nga rreth 18 metra, i dha epërsi komanduese skuadrës së Ismet Munishit, para se Krasniqi ta çonte skuadrën në pushim mes pjesëve me epërsi prej tri golave.

Në një pjesë të dytë më të qetë, Magani shënoi për 5:1 në minutën e 88-të.

(Kosova Sot Online)