Prishtina thotë se 99% do të tërhiqet nga garat, e akuzon policinë për dhunë

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 20:12
 Prishtina thotë se 99% do të tërhiqet nga garat, e akuzon policinë për dhunë

Prishtina ka paralajmëruar se 99% do të tërhiqet nga garat e futbollit në vend, për shkak të pakënaqësive me referimin, si dhe e ka akuzuar Policinë e Kosovës për dhunë ndaj stafit të klubit në një ndeshje në Gjilan.

Klubit nga kryeqyteti i Kosovës e bëri një hap mbrapa në garë për titull në Superligë këtë sezon, duke humbur kundër kundërshtarit të drejtpërdrejt për titull, Gjilanit 2:1 të mërkurën.

Në një ndeshje të tensionuar dhe me polemika për shkak të përjashtimit të portierit të bardhekaltërve, Visar Bekaj, nga loja në fillim të pjesës së dytë, policia u fut në fushë për t’i shpërndarë turmat dhe përdori sprej.

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, u ankua se zyrtarët policorë ishin të dhunshëm ndaj tij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Prishtina paralajmëron se do të largohet nga garat. Bardhekaltrit janë në finale të Kupës së Kosovës dhe ende në garë për titull në Superligë.

“Shume futbolliste dhe trajnere jane te demtuar nga sulmi i policise, sidomos nga spreji i perdorur, por ka edhe lendime tjera, Boshnjaku ka prere doren edhe eshte derguan ne emergjence”, shkruan Prishtina nw Facebook.

(Kosova Sot Online)