Man City shkatërron Newcastlen duke i shënuar pesë gola

  • S.A /
  • 08 July 2020 - 21:00
Man City shkatërron Newcastlen duke i shënuar pesë gola

Manchester City ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në Ligën Premier. Ekipi i Pep Guardiolas ka fituar pa asnjë problem ndaj Laraskave duke marr një fitore prestigji në Etihad. Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët arritën të shënojnë edhe dy gola. Goli i parë i ndeshjes erdhi pas dhjetë minutave lojë dhe ishte Gabriel Jesus, i cili shënoi për 1-0, ndërsa Riyad Mahrez (21’) shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë ishte përsëri City që diktoi lojën dhe arriti të shënojë edhe tre gola tjerë.Ishte Federico Fernadez (58’), i cili shënoi në portën e tij për epërsinë e Cityt 3-0, teksa David Silva (65’) me një super nga gjuajtja e lirë qoi epërsinë në 4-0.Goli i fundit erdhi në minutat shtesë dhe ishte Raheem Sterling që vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 5-0.Pas kësaj fitore, City ka 69 pikë në vendin e dytë, ndërsa Newcastle renditet në vendin e 13-të me 43 pikë. Në ndeshjen e radhës, Qytetarët luajnë në udhëtim te Brighton, ndërsa Laraskat udhëtojnë te Watfordi.

(Kosova Sot Online