Man City hyn në histori të Ligës Premier pas fitores ndaj Newcastle

  • S.A /
  • 09 July 2020 - 10:17
Man City hyn në histori të Ligës Premier pas fitores ndaj Newcastle

Manchester City bëhet skuadra e parë në historinë e Ligës Premier që ka pesë lojtarë të ndryshëm që kanë shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm.

Qytetarët triumfuan me rezultat të thellë 5-0 ndaj Newcastle United të mërkurën mbrëma në Etihad.

Golat për ekipin e Pep Guardiolas u shënuan nga Gabriel Jesus, Riyad Mahrez, Federico Fernandez autogol, David Silva (65’) dhe Raheem Sterling (90+).

Me këtë fitore dhe shënimin e algjerianit Mahrez, City ka hyrë në histori me arritjen e fundit duke u bërë klubi i parë që ka pesë shënues me numër dyshifror të golave.

Mahrez arriti në shifrën dyshifrore të golave, duke e quar në 10 numrin e golave dhe duke u bërë lojtari i pestë i Cityt që arrin këtë në këtë sezon.

De Bruyne ka 11 gola, ashtu si edhe Gabriel Jesus, i cili hapi rezultatin kundër skuadrës së Steve Bruce.

Dy golashënuesit më të mirë të Cityt në ligë këtë sezon janë Raheem Sterling me 13 gola dhe Sergio Aguero në 16 sosh.

City është skuadra e parë në kampionatin elitar të Anglisë që ka të paktën pesë lojtarë që arrijnë 10 apo më shumë gola ëqë nga Evertoni i sezonit 1984-85.

(Kosova Sot Online )