Pogba: Unitedi është klubi më i madh në Angli

  • S.A /
  • 09 July 2020 - 10:28
Pogba: Unitedi është klubi më i madh në Angli

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, beson se Djajtë e Kuq mbeten klubi më i madh në Angli, përderisa ka thënë se po e shijon mundësinë ta shikojë Bruno Fernandesin në Old Trafford.

Transferimi i Bruno Fernandesit nga Lisbona gjatë afatit kalimtar të verës bëri që forma e Djajve të Kuq të përmirësohej dukshëm, gjë që ka vazhduar edhe pas kthimit të futbollit në Angli.

Pasi që Fernandes rezultoi të jetë mbresëlënës në pozitën e mesfushorit, tifozët dëshironin ta shihnin atë të bashkëpunojë me Pogban, i cili megjithatë ishte i lënduar për pjesën më të madhe të sezonit dhe për të cilin spekulohej ende një largim i mundshëm.

Megjithatë, tani Pogba është kthyer në skuadër dhe bashkë me Brunon kanë bashkëpunuar në atë mënyrë që Djajtë e Kuq ta vazhdojnë ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 16 në të gjitha garat, ndërsa Pogba së fundi u shpreh i lumtur në Old Trafford.

“Unë po e shijoj mundësinë ta shoh Brunon, Rashfordin, Martialin dhe Mason. Të gjithë ata luajtën në ndeshjen e fundit dhe i pashë të gjithë duke shënuar. E gjitha që mund ta bësh është të duartrokasësh, është e bukur… ata bëjnë që unë ta shijoj futbollin çdo herë”, ka thënë Pogba.

“Njëjtë edhe me punën defensive për të cilën njerëzit nuk flasim shumë, ata e bëjnë edhe këtë, por ndoshta ju nuk e shihni edhe aq. Tifozët e futbollit që e njohin futbollin, e shohin këtë dhe ky është dallimi mes tyre. Është e mrekullueshme t’i shohësh ata në më të mirën e tyre”.

“Ne duhet ta kemi gjithmonë qëllim të përmirësohemi dhe të mos jemi të kënaqur kurrë me atë që e kemi bërë. Ky është mentaliteti i këtij klubi, ka qenë gjithmonë kështu. Nuk je i kënaqur kurrë me një trofe apo me një fitore, gjithmonë kërkon më shumë”.

“Kjo e bën Manchester Unitedin klubin më të madh në Angli, sipas meje”.

(Kosova Sot Online