Rrahmani dhe Kumbulla përballen sonte me Interin

  • S.A /
  • 09 July 2020 - 10:33
Rrahmani dhe Kumbulla përballen sonte me Interin

Mbrojtësi nga Kosova, Amir Rrahmani, dhe ai nga Shqipëria, Marash Kumbulla, pritet të jenë titullarë sonte për Hellas Veronën në ndeshjen kundër Interit, që do të zhvillohet në stadiumin Marc Anotnio Bentegodi në orën 19:45.

Trajneri i Interit, Antonio Conte, tha se ai do t’i japë fund reputacionin të klubit si skuadër çmendurisht e paparashikueshme, por edhe ai mbeti i mahnitur nga rënia e skuadrës së tij nga fitorja 6:0 kundër Brescias në disfatën në shtëpi me rezultat 2:1 kundër një Bologna me dhjetë lojtarë.

Përderisa Interi i janë shuar ëndrrat për titullin e kampionit, zikaltrit mbeten vetëm një pikë përpara Atalantas dhe tani luftojnë për një vend kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Verona ishte befasia e këtij sezoni, duke i ngritur nga një klub që sapo është promovuar nga Serie B në një klub që po garon për të dalë në Evropë. Megjithatë, skuadra e Rrahmanit dhe Kumbullës nuk ka shijuar formë shumë të mirë që nga rinisja e sezonit.

Formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Hellas Verona (3-4-2-1): Silvestri; Rrhamani, Kumbulla, Gunter; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Di Carmine

Inter (3-4-1-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Gagliardini, Brozovic, Young; Eriksen; Lautaro Martinez, R Lukaku.

(Kosova Sot Online )