Reali, i vendosur për Kanten

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 16:36
 Reali, i vendosur për Kanten

“Los Blancos” synojnë ta transferojnë mesfushorin francez të Chelseat gjatë kësaj vere.

Real Madridi ka shfaqur interesim për futbollistin e Chelseat, N’Golo Kante.

“Los Blancos” e kanë bërë gati një ofertë për mesfushorin francez, shkruan mediumi britanik “Express Sport”.

“Blues” janë të interesuar për transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit, Kai Haverts.

Me këtë rast, Kante mund të largohet nga “Stamford Bridge” për t’i bërë vend futbollistit gjerman.

Ndërkohë, interesim për kampionin e botës me Francën ka shfaqur edhe Interi në Itali.

Chelsea i kërkon 70 milionë euro për Kanten.

(Kosova Sot Online)