Gjiganti italian, në bisedime me Lacazetten

  • S.A /
  • 09 July 2020 - 17:59
Gjiganti italian, në bisedime me Lacazetten

Juventusi është në kërkim të pasardhësit të Gonzalo Higuainit, i cili pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vere. Juventusi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. “Bianconeri” duan ta zëvendësojnë Gonzalo Higuainin, i cili pritet të largohet këtë verë nga Torino.

Dhe, portali italian “Calciomercato” shkruan se kampioni aktual italian ia ka mësyrë sulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette. Madje, “Bianconeri” tashmë e kanë kontaktuar menaxherin e futbollistit francez. Gjithashtu, Juve e ka në opsion edhe sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik. Mirëpo, Lacazette shihet si një alternativë më ideale për gjigantin italian. Sulmuesi francez nga ana e tij nuk e ka fshehur dëshirën për një sfidë të re.

(Kosova Sot Online )