Zidane, gazetarit për Jamesin: “Ti e di çfarë ka ndodh”

  • E.K /
  • 09 July 2020 - 19:23
 Zidane, gazetarit për Jamesin: “Ti e di çfarë ka ndodh”

Tashmë është e qartë, James Rodriguez do të largohet përfundimisht nga Real Madridi në fund të sezonit.

Kolumbiani refuzoi të ftohet vikendin e kaluar, këtë e konfirmoi Zinedine Zidane menjëherë pas ndeshjes me Athletic Bilbaon.

Ai tani është pyetur sërish për Jamesin, nga i njëjti gazetar.

“Ti e din çfarë ka ndodh sepse ta kam shpjeguar dhe s’ka asgjë më shumë. Ajo çfarë po mendoj tani është se duhet të bisedoj me të, ose ai me mua, kjo mbetet sekrete. Do të ftohet sërish dhe s’dua të flas për asgjë tjetër. Të gjithë lojtarët janë këtu për t’u stërvitur, për të dhënë më të mirën dhe për të vazhduar para në atë që po bëjmë”, u shpreh Zidane.

(Kosova Sot Online)