Manchester Unitedi thyen rekordin për penallti të fituara brenda një sezoni

  • S.A /
  • 10 July 2020 - 09:47
Manchester Unitedi thyen rekordin për penallti të fituara brenda një sezoni

Bruno Fernandes fitoi një penallti të diskutueshme për Manchester Unitedin kundër Aston Villa, që do të thotë se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer theu një rekord të Ligës Premier për penallti të dhëna në favor.

Në minutën e 27-të të lojës së enjten në mbrëmje, gjyqtari vendosi që Fernandes ishte fauluar nga Ezri Konsa i Villas dhe VAR-i nuk e ktheu vendimin.

Në vështrimin e dytë, askush nuk ra dakord se duhej të ishte një penallti, por Solskjaerit aq i bënë pasi Fernandes vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme. Kjo penallti e dhuruar ka bërë që Djajtë e Kuq të thyejnë rekordin në Ligën Premier këtë sezon.

Unitedi tashmë ka 13-të penallti në favor të tyre dhe asnjë skuadër nuk ka marrë ndonjëherë kaq shumë penallti në një sezon të Ligës Premier më parë.

Reagimet e tifozëve të futbollit kanë qenë nga më të ndryshmet për këtë penallti të Unitedit, ku shumica e tyre kanë mbetur të befasuar me vendimin.

(Kosova Sot Online )