Juventusi dhe Fiorentina afër një shkëmbimi të ‘çmendur’ – Zonja e Vjetër ofron dy lojtarë për Chiesan

  • S.A /
  • 10 July 2020 - 10:36
Juventusi dhe Fiorentina afër një shkëmbimi të ‘çmendur’ – Zonja e Vjetër ofron dy lojtarë për Chiesan

Fiorentina thuhet se mund të kërkojë nga Juventusi dyshen Gonzalo Higuain dhe Cristian Romero si pjesë të marrëveshjes për të lejuar transferimin e Federico Chiesas, i cili vlerësohet 70 milionë euro.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, negociatat po forcohen pas paraqitjeve të dobëta të fundit të Chiesas në Stadio Franchi.

Përpjekja për ta mbajtur atë në Firence, pavarësisht nga dëshirat e tij për t’u larguar ka dështuar dhe tani Presidenti Rocco Commisso është më i hapur për shitjen e tij.

Juve thuhet se mbeten favorit për ta transferuar, veçanërisht pasi ata mund të ofrojnë disa lojtarë si pjesë e një marrëveshje.

Mediumi italian shton se ylli argjentinas, Higuain, përmendet si njëri nga kandidatët kryesor për t’u bërë pjesë e marrëveshjes.

Argjentinasi madje do të ishte i përgatitur të shpërndajë pagën e tij prej shtatë milionë eurosh në vit gjatë dy ose më shumë sezoneve për të lehtësuar transferimin.

Një tjetër lojtar që duhet të përfshihet është mbrojtësi argjentinas Romero, i cili aktualisht është i huazuar te Genoa.

Megjithatë, Zonja e Vjetër thuhet se duhet ta paguajë edhe një shifër në para të gatshme, përveç ofrimit të këtyre dy lojtarëve.

(Kosova Sot Online )