Ish-anëtari i Bordit Ekzekutiv numëron parregullsitë në FBK, i ka disa pyetje për ministren Vlora Dumoshi

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 15:47
 Ish-anëtari i Bordit Ekzekutiv numëron parregullsitë në FBK, i ka disa pyetje për ministren Vlora Dumoshi

Arbër Elshani, ish-anëtar i Bordit Ekzekutiv të Federatës së Basketbollit të Kosovës i ka parashtruar disa pyetje për Ministrinë e Sportit, respektivisht për ministren e MKRS-së, Vlora Dumoshi.

Elshani ankohet në mandatin e skaduar të Bordit të FBK-së dhe për shkeljet e ndryshme që i përmend ai në shtëpinë e basketbollit kosovar.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Elshanit:

“Si nje ish-anëtar i bordit ekzekutiv te federatës së basketbollit të Kosovës, kam ca pyetje per MKRS dhe zonjën e nderuar Vlora Dumoshi!

Znj.Dumoshi, a jeni juve ne dijeni tani se si po funksionojne-veprojne federatat në përgjithësi dhe në këtë rast Federata e Basketbollit, në veçanti?!

A jeni Ju ne dijeni znj.Dumoshi, se mandati statutar i Bordit te FBK, ka skaduar me 06 qershor 2020?

A jeni Ju ne dijeni të plotë se ky Bord mban mbledhje dhe bjen vendime antistatutare? A jeni Ju ne dijeni se zgjatjen apo shkurtimin e mandatit statutar ta bene vetem Kuvendi i FBK-së, i cili eshte dashur apo se paku duhet të mbahet para se te mirren vendime për të ardhmën, e qe ato të marrin legjitimitet?

A jeni Ju ne dijeni, qe tashme është bërë praktike antistatutare që Kuvendin ta mbajnë kur ata mendojne qe i kanë votat çifte edhe me shkelje te tilla të patolerueshme?

A jeni Ju ne dijeni që strukturat e tilla që qellim e kanë akomodimin e individeve, e kanë shkatërruar këtë sport e që për shumë kohe ishte sporti nr.1?

A jeni Ju ne dijeni se në zyrat e kesaj strukture vizitoret me të shpesht janë përmbaruesit ligjor dhe asesi njerzit e sportit?

A jeni Ju ne dijeni që ky sport ka mbetur në individ te interesit personal dhe asesi te grupit që është praktike kudo ne bote?

A jeni Ju ne dijeni qe kjo strukture në strategji të zhvillimit ka propaganden dhe shantazhin ndaj klubeve dhe anëtareve të Kuvendit?

Kam nje lutje si nje sportist qe jam munduar te kontribuoj por edhe si viktime e kesaj strukture si shumë të tjere, interveno dhe urdhero në zbatim të akteve normative sa nuk është vonë, mos u bëj pre e propagandes dhe gënjeshtrave të tyre!

Federata e Basketbollit të Kosovës, nuk ka të drejtë ta marrë asnje vendim. Ata duhet të shpallin datën e kuvendit zgjedhor për ta zgjedhur Kryetarin e ri dhe Bordin e ri të kesaj federate. Ata duhet të shpallin zgjedhjet tash e një orë e me parë, ose kjo federatë është jolegjitime.

Me respekt, Arber Elshani ish basketbollist dhe udheqes i nje klubi nga Peja, viktimë e kesaj strukture!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)