Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu rezulton pozitiv me coronavirus

  • S.A /
  • 10 July 2020 - 16:44
Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu rezulton pozitiv me coronavirus

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës dhe klubit zviceran Zurich, Mirlind Kryeziu ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

Zurichu ka konfirmuar tashmë rastin e parë të infektuar me coronavirus dhe ai është mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu.

“Mbrojtësi i qendrës së Zurichut, Mirlind Kryeziu testoi sot pozitivisht në testin e coronavirusit”.

“Që nga shfaqja e simptomave të buta, ai nuk ka marrë pjesë në trajnime dhe aktualisht është në izolim shtëpiak me simptoma të vogla”.

“Derisa të kalon infektimin, ai nuk do të marr më pjesë në trajnime dhe ndeshje”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

Ndryshe, te Zurichu luajnë edhe dy lojtarët tjerë të Dardanëve, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.

Këtyre dyve dhe pjesës tjetër të skuadrës do t’i bëhen testet gjatë ditës së sotme (e premte).

(Kosova Sot Online )