Komisoni Disiplinor pako dënimesh për Prishtinën pas incidentit në Gjilan

  • E.K /
  • 10 July 2020 - 19:37
 Komisoni Disiplinor pako dënimesh për Prishtinën pas incidentit në Gjilan

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 10.07.2020, shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXIX-të të IPKO SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e sinorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, dhe nga e njëjta duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore ka sjell disa vendime.

Prej tyre ishte edhe hapja e procedurave disiplinore për trajnerin Armend Dallku, zyrtarin e Prishtinës, Avni Durmishi si dhe vetë klubin e Prishtinës.

Kurse, portieri Visar Bekaj që u ndëshkua me karton të kuq, është pezulluar deri në marrjen e një vendimi të radhës.

Më poshtë vendimet e plota:

V E N D I M E

ARMEND DALLKU; kryetrajner i FC PRISHTINA nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000613M83 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; pas përfundimit të takimit Armend Dallku tenton që të sulmoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes Kreshnik Vula). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore kryetrajnerit të FC Prishtina nga Prishtina, Armend Dallku
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga Armend Dallku lidhur me rastin. Afati datë 13.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

VISAR BEKAJ; lojtar (portier) i FC PRISHTINA nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000568M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ; ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore lojtari; Visar BEKAJ;
PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Visar Bekaj lidhur me rastin. Afati datë 13.07.2020 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

AVNI DURMISHI; fotoreporter i FC PRISHTINA nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar asistentit të dytë në ndeshjen e javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e senioirëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; fyen dhe ofendon asistentin e dytë të takimit Fatmir Sekiraqa). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore Avni Durmishit
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedurë disiplinore Avni Durmishi lidhur me rastin. Afati datë 13.07.2020 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

FC “ PRISHTINA“cnga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes stafi i FC Prishtina dëmtojnë inventarin në zhveshtoren ku ishin të vendosur). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore FC Prishtina
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësues nga FC Prishtina – personi zyrtari i klubit nga ajo ndeshje lidhur me rastin. Afati datë 13.04.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

(Kosova Sot Online)