Arteta jep lajmin e madh për Shkodran Mustafin

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 09:50
Arteta jep lajmin e madh për Shkodran Mustafin

Mustafi mund të qëndrojë në Arsenal.

Vazhdimisht Shkodran Mustafi është lidhur me një largim të mundshëm nga Arsenali.

Por, me ardhjen e Mikel Artetës, gjërat kanë ndryshuar, për shkak gjithashtu edhe të punës së palodhshme të mbrojtësit shqiptar që ua ka treguar të kundërtën të gjithë atyre që dyshonin në aftësitë e tij.

Sido që të jetë, edhe pse Arteta e do në ekip, ai tha se është në dorën e klubit.

“Është diçka që klubi duhet të zgjidhë, por ai e di mendimin tim”, tha Arteta.

“Jam shumë i lumtur me të siç mund ta shihni. Mënyra se si po luan, përkushtimi në gjithçka që po tentojmë të bëjmë, neveli i paraqitjeve në çdo 3 apo 4 ditë ndeshje, ai ka qenë shumë stabil”.

(Kosova Sot Online )