Momenti i sikletshëm kur Europa League quhet “kupa e humbësve”

  • S.A /
  • 11 July 2020 - 10:32
Momenti i sikletshëm kur Europa League quhet “kupa e humbësve”

Është hedhur shorti në Champions League dhe Europa League.

Dy kompeticionet më prestigjioze evropiane do të konkludohen gjatë një festivali të futbolli në muajin gusht.

Dhe shorti ka tërhequr disa kundërshtarë fantastik për dashamirët e futbollit, transmeton Periskopi.

Fituesi i Manchester City-Real Madrid do të ndeshet me fituesin e Juventus-Lyon, derisa Bayern Munich-Chelsea do të ndeshet me fituesin e Barcelona-Napoli.

Në Europa League, ekziston mundësia e një gjysmëfinaleje angleze mes Manchester Unitedit dhe ëolves, nëse dy skuadrat vazhdojnë tutje.

Mirëpo, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm evropian u tall brutalisht gjatë tërheqjes së shortit sot në mëngjes.

Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Thomas Helmer e etiketoi kompeticionin si “kupa e humbësve”.

“E di si e quan ai, apo jo?” Helmer e pyeti navigatorin e ceremonisë, Pedro Pinto, duke ia drejtuar gishtin kolegut të tij te UEFA, Giorgio Marchetti: “Kupa e humbësve.”

Fytyra e Marchettit pastaj e tregon të gjithën.

Komentet e panevojshme të Helmerit ishin vetëm një nga shumë problemet që u panë gjatë shortit, teksa pati telashe teknike, derisa delegatët e klubit patën vështirësi të kycen në video-konferencë.

Koke i Atletico Madridit dhe legjenda e Real Madridit, Emilio Butragueno u telefonuan për t’u intervistuar nga Pinto, por në të dy rastet dështoi linja.

(Kosova Sot Online )