Shkëndija e Tetovës me 5 miqësore, para pjesëmarrjes në Europa League!

  • G.G /
  • 11 korrik 2020 - 11:32
Shkëndija e Tetovës me 5 miqësore, para pjesëmarrjes në Europa League!

Kuqezinjtë do të zhvillojnë pesë ndeshje testuese në kuadër të përgatitjeve verore, para startit të sezonit të ri dhe paraqitjes në eliminatoret e UEFA Europa League.

Shkëndija po vazhdon fazën përgatitore dhe skuadra sot zhvillon ditën e 6-të të punës në qendrën turistike në Mavrovë.

Aty skuadra do të qëndrojë deri të dielën, ndërsa me tu kthyer në Tetovë kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë kontrolluese për këtë fazë. Nga pesë teste të caktuara, rivali i parë të dielën (12 korrik, stadiumi në Forinë) do të jetë anëtari i Ligës së Dytë, Vardari i Forinës.

Të enjten (16 korrik) Shkëndija do të jetë mysafire e Gostivarit, ndërsa më 19 korrik kuqezinjtë do të ndeshen me Makedonija Gj.P. në Mavrovë.

Rivali i katërt do të jetë Rabotniçki në takimin që do të luhet më 24 korrik (e dielë) në Tetovë, ndërsa prova gjenerale para startit të sezonit të ri do të zhvillohet më 1 gusht në Shtip përballë Bregallnicës.

Orari i ndeshjeve miqësore

12.07.2020 (e dielë): Vardar Forinë – Shkëndija, stadiumi në Forinë
16.07.2020 (e enjte): Gostivari – Shkëndija, stadiumi në Gostivar
19.07.2020 (e dielë): Makedonia Gj. P. – Shkëndija, stadiumi në Mavrovë
24.07.2020 (e premte): Shkëndija – Rabotniçki, stadiumi në Tetovë
01.08.2020 (e shtunë): Bregallnica – Shkëndija, stadiumi në Shtip

(Kosova Sot Online)