Tyson Fury po vazhdon stërvitjet në plazhin e Bournemouth

  • 11 July 2020 - 13:29
Tyson Fury po vazhdon stërvitjet në plazhin e Bournemouth

Kampioni i WBC në peshat e rënda, Tyson Fury, po vazhdon të mbajë formën e tij të lartë, para duelit të radhës.

Deontay Wilder është emri i ardhshëm me të cilin Fury duhet të përballet, por pandemia Covid-19 ka bërë që oraret të ndryshohen.

Gjithsesi, kjo nuk po e pengon Furyn që të stërvitet. Britaniku është parë duke vrapuar në plazhin e Bournemouth.

Fury ka qenë i shoqëruar nga një person që nuk ishte trajneri i tij.

Fury synon mbrojtjen e titullit dhe pastaj duelin me Anthony Joshua për unifikimin e titujve të peshave të rënda.

(Kosova Sot Online)