Piloti shqiptar Lirim Zendeli fiton trofe në Formula 3 në Austri

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 13:44
Piloti shqiptar Lirim Zendeli fiton trofe në Formula 3 në Austri

Piloti i Formula 3, Lirim Zendeli që është pjesë e ekipit italian Trident nga Milano, sot ka fituar trofeun në Austri.

Sot është mbajtur gara për shpërblimin e madh të Austrisë në shtegun Spielberg.

Zendeli e ka filluar garën nga pozita e gjashtë dhe ka arritur ta përfundojë i dyti që është podiumi i parë për të në Formula 3.

Për shkak të shiut që ka rënë sot në Austri është ndërprerë gara në gjysmë edhe fituesit janë konfirmuar sipas renditjes në shteg ku kanë qenë.

(Kosova Sot Online)