Zidane: Uroj që VAR të mos përdoret shpesh!

  • G.G /
  • 11 July 2020 - 14:41
Zidane: Uroj që VAR të mos përdoret shpesh!

Tjetër fitore për Realin, tjetër penallti dhe gola të shënuara dhe kontrolluara nga VAR.

Ndaj Deportivo Alaves, Real Madridit regjistroi fitoren e 8-të radhazi në La Liga që nga kthimi pas pandemisë.

Trajneri Zinedine Zidane e analizoi kështu suksesin e radhës të skuadrës së tij, ndërsa dha një mendim edhe për sistemin VAR i cili i ka ardhur në ndihmë Realit në ndeshjet e fundit, duke I siguruar penalltia, që I kanë siguruar tri pikë skuadrës së Los Blancos.

“Të mos pësosh fare është diçka e pamundur në futboll. Tani po kalojmë një situatë shumë mirë në këtë aspekt. Sidoqoftë, çdo rival mund të të futë në telashe në La Liga. Thibaut është një portier shumë i aftë, po e bën më së miri detyrën. Ne nuk rrezikojmë asgjë dhe nuk i japim shumë mundësi rivalit”, tha fillimisht ai.

“VAR është për këtë, për t’i parë gjërat më qartë. Uroj që VAR të mos përdoret shpesh, por kur duhet të shikoni një rast të dyshimtë, ai është aty për këtë gjë”, deklaroi Zidane.

Me këtë fitore, Real Madrid ruan distancën prej katër pikëve ndaj Barcelonës, derisa kampioni mund të konfirmohet në vikendin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)